• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vinicius: Kam jetuar me presion

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius Junior, dha një intervistë për CBF TV ku u ndal te racizmi si dhe kombëtarja. Ai deklaroi se gjithmonë ka jetuar me presion dhe ka pasur ulje-ngritjet e tij.

“Në tre muajt e fundit, ne kemi arritur të fusim tre ose katër persona në burg dhe t’i bëjmë ata të paguajnë për atë që kanë bërë. Ne jemi në rrugën e duhur, gjithçka për të luftuar racizmin, ashtu siç bën CBF”.

PRESIONI- “Kam jetuar me presion që kur kam lindur, sepse vij nga një vend shumë i rrezikshëm, ku kam vuajtur shumë dhe arritja e profesionalizmit me Flamengon, ishte një arritje shumë e madhe.

Kalova në skuadrën e parë në moshën 16-vjeçare dhe unë kam përjetuar shumë ulje-ngritje.

 Me kombëtaren nuk është ndryshe, unë jam duke u përpjekur gjithmonë të evoluoj për të bërë gjëra të mëdha për vendin tim. Dua të bëj gjithçka që është e mundur, duke vazhduar të luftoj, së bashku me të gjithë bashkëlojtarët e mi, me gjithë stafin teknik, për ta çuar Brazilin në majë”.

KOMBËTARJA- “Besoj se rinovimi është normal sa herë që përfundon një cikël i Kupës së Botës, shumë lojtarë ndryshojnë, qoftë për shkak të moshës, qoftë për shkak të trajnerit të ri që merr përsipër kombëtaren.

Ne duhet të ecim përpara, së bashku, sepse objektivi është që në një vit e gjysmë, ta vendosim Brazilin në krye, aty nga ku nuk duhet të kishte rënë kurrë”, përfundoi ai.

Next Post

LIVE Shqipëri-Ukrainë 0-2

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.