Vinicius do zgjasë kontratën te Real Madrid. Palët janë pranë finalizimit, për firmën e re që do të vlejë deri në vitin 2030.
Kontrata aktuale përfundon deri në vitin 2027. Projekti i Realit do të mbështetet kështu te sulmuesi brazilian, që është pjesë e madrilenëve prej vitit 2018.
Nga Arabia Saudite janë përmendur shuma të jashtëzakonshme. Deri tani, klubi dhe lojtari kanë refuzuar duke fituar edhe gjithçka bashkë.
Dhe pse Reali dështoi në Champions dhe rrezikon po ashtu të mbesë pa trofe, po punohet për të ardhmen. Një nga ndryshimet më të bujshme do të jetë i trajnerit, pasi Ançeloti do e mbyllë në përfundim të sezonit.
PANORAMASPORT.AL