Evolucioni i Vinicius Zhunior te Reali i Madridit duket i pandalshëm. Numri 7 i skuadrës “merengues” ka mundur të shpërthejë nga një fillim i vështirë të aventurës së tij në Madrid.
Një “rindërtim” i denjë për lojtarin më të mirë në botë. Ky evolucion është i dukshëm kur krahasohen rekordet e tij në gjashtë sezonet që ai ka qenë lojtar i Madridit. Vini iu bashkua skuadrës së bardhë në sezonin 2018-2019. Sezoni ishte një kombinim i paraqitjeve të tij sa me ekipin e parë dhe me ekipin e dytë të Realit. Rekordet e tij në sezonin e parë ishin tre gola dhe tetë asistime. Shifra të dobëta, që i atribuohen përshtatjes me futbollin evropian.
VITET MË TË VËSHTIRA – Sezonet 2019-2020 dhe 2020- 2021 ishin dy sezonet më të vështira për Viniciusin, veçanërisht para portës. Braziliani shënoi pesë gola dhe tri asiste në sezonin 2019-2020 dhe gjashtë gola dhe katër asiste në sezonin pasues. E gjithë kjo në 87 ndeshje mes dy sezoneve. Kritikat për të ishin të panumërta në dy fushatat më të vështira për Vinin.
“RINGJALLJA” – Por braziliani ia doli të kthejë tërësisht historinë në favorin e tij. Në sezonin 2021-2022 ai arriti të thyejë një nga rekordet e tij te Reali, me 22 gola dhe 16 asistime (në 52 ndeshje). Ai i tejkaloi këto shifra një sezon më vonë, 2022-2023. Vini shënoi 23 gola dhe dha 19 asiste (në 55 ndeshje). Ai u bë kështu lideri i Madridit, me gjithçka që nënkupton. Kritikat dhe talljet që mori nuk e shqetësonin. I mori si element motivimi dhe u bë yll. Ky sezon, pavarësisht dëmtimeve, është i barabartë (për momentin) me sezonin e tij më të mirë. Në 37 ndeshje, braziliani ka shënuar tashmë 23 gola dhe 9 asiste.
PANORAMASPORT.AL