• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vinicius refuzon 1 miliardë euro nga Arabia: Nuk ka si Reali!

12/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arabia Saudite tentoi edhe Vinicius Jr, por sulmuesi i Realit të Madridit ka refuzuar propozimin e çmendur, duke preferuar qëndrimin te “Los Blancos”.

Prapaskena zbulohet nga “The Athletic”, që thekson se 24-vjeçari brazilian, një nga kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, mori një telefonatë nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) që punon në emër të Ministrisë së Sporteve në shtetin saudit.

Dëshira e madhe ishte që Vinicius të shndërrohej në njeriun imazh të Saudi Pro League.

Veçanërisht në funksion të Kupës së Botës 2034, që do të organizohet në Arabinë Saudite.

Al Ahli është klubi që provoi të tundonte goleadorin latin me një ofertë të majme në aspektin financiar, por përgjigja ishte negative.

Arabët i ofrojnë lojtarit një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale rreth 200 milionë euro.

Ndërkohë që aktualisht përfiton rreth 11 milionë euro në sezon në La Liga.

Vinicius, i cili ka një klauzolë shitjeje 1 miliard euro, nuk ka ndërmend të lëvizë nga Reali, teksa as drejtuesit e klubit legjendar nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.

Sulmuesi u transferua në vitin 2018 nga Flamengo në Madrid për 45 milionë euro dhe deri tani numëron 93 gola në 263 ndeshje në të gjithë kompeticionet me ekipin e Carlo Ancelottit.

Next Post

Zyrtare: Atletico Madrid njofton transferimin e Julian Alvarez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.