• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi dhe Al-Hilal luajtën ndeshjen e parë të Grupit H të Kupës së Botës për Klube, duke barazuar me rezultat 1-1. 

Al Hilal ishte skuadra më e mirë në fillim të ndeshjes, ku ata humbën dy raste të shkëlqyera dhe goli i tyre u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Renan Lodit.

Në minutën e 15-të, pamë një simulim komik të njërit prej yjeve më të mëdhenj të Real Madridit, Vinicius Junior.

Konkretisht, në një duel me Kalidou Koulibaly, braziliani ra në tokë sikur të ishte rrëzuar, dhe gjyqtari i dha një karton të verdhë për simulim të dukshëm.

Vinicius u bë shpejt hit në rrjetet sociale, ku tifozët filluan ta tallnin lëvizjen e tij.

Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 34-të pas një aksioni të shkëlqyer të ekipit dhe golit të Gonzalo Garcias për 1-0.

Sauditët barazuan shtatë minuta më vonë, pasi Ruben Neves ishte i saktë nga pika e bardhë. Një penallti e pritur nga Bono e gjuajtur nga Fede Valverde në minutat e fundit, ka mundur t’i sjell Real Madridit fitoren.

Next Post

​Al-Hilal rikthehet me ofertë tjetër për Theo Hernandez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.