Monday, 4. May 2026
Sport

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Amerikanët Akili Vining dhe Tyler Cheese, janë shpallur më të mirët e ndeshjeve të katërta të serisë gjysmëfinale të “play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se Vining dhe Cheese janë shpallur “MVP” të publikut, duke u votuar si më të mirët nga ndjekësit në rrjetet sociale të FBK-së.

Cheese është shpallur më i miri për ndeshjen Bora – Bashkimi, skuadra që do ta luajnë edhe ndeshjen e pestë që do të jetë edhe përcaktuese për finalisten e dytë.

Bora e mposhti Bashkimin për ta barazuar serinë në 2:2, ndërsa Cheese ndeshjen e mbylli me 27 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Ndërkohë, Vining udhëhoqi Trepçën drejt finales pasi në ndeshjen e katërt gjysmëfinale ndaj Pejës ishte më i dalluari në fitore.

Për 30 minuta lojë në parket, Vining regjistroi 24 pikë si dhe pati 4 kërcime e katër asistime.

Teilen: