• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Vinte në dhomë për të na…”, futbollistja spanjolle akuzon trajnerin: Donte të rrinim natën me dyer hapur

13/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasojat nga puthja famëkeqe e Luis Ru biales në Kupën e Botës vazhdojnë, ndërsa një tjetër çështje gjyqësore gjëmon në sfond. Xheni Hermoso, viktima e puthjes ka zbuluar një tendencë mjaft të çuditshme të një prej aleatëve më të ngushtë të Rubialesit, ish-trajnerin e Spanjës, Horge Vilda. Gjatë një interviste të re për “TVE”, Hermoso shpjegoi disa trajtime të çuditshme nga ish-trajneri Vilda, për të cilat lojtaret ishin ankuar më parë për sjelljen tij.

hermoso vilda

“Kur shkonim të flinim, duhej ta linim derën hapur dhe të prisnim që të vinte natën dhe ta linim të fliste me ne. Vilda thoshte se nuk kishte mundësi të fliste me ne gjatë ditës për shkak se ishte i ngarkuar me shumë punë dhe ky ishte momenti i vetëm që mund të bisedonte me ne personalisht. Dhe kështu ai futej nëpër dhomat tona, ku ndoshta ka pasur edhe lojtare që mund të kenë qenë në gjumë. Gjithashtu, kur dilnim për ‘shoping’ ai në kontrollonte se çfarë kishim blerë”, rrëfen 33-vjeçarja, Xheni Hermoso.

Kujtojmë se trajneri Vilda u shkarkua pasi Rubiales dha dorëheqjen, ndërsa aktualisht i është futur punës në Marok, duke marrë drejtimin e kombëtares së femrave të këtij shteti.

Kujtojmë që Spanja shkroi historinë verën e kaluar, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës në futboll për femra, teksa mundi Anglinë në finale me rezultatin minimal 1-0 me golin e shënuar nga Olga Karmona, por incidenti i ndodhur gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve e kaloi këtë sukses të jashtëzakonshëm në plan të dytë, pasi të gjithë vëmendjen e mori puthja në buzë e Rubialist ndaj Xheni Hermosos, pa dëshirën e kësaj të fundit.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formacionet e sfidës Chelsea - Fulham

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.