• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Visar Bekaj: Norvegjia ka lojtarë të mirë 

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, është gati për miqësoren me Norvegjinë. 

Ai theksoi se gjatë katër ditëve kanë punuar mjaft mirë.

“Në fillim kemi pasur stërvitje më intensive, kurse me afrimin e ndeshjes po punojmë më shumë taktikisht.

Jemi duke e analizuar mirë kundërshtarin.

Është ndeshje miqësore, por prapëseprapë e ka rëndësinë e vet dhe duhet të fokusohemi 100 përqind.

Duhet të fusim në ekip mentalitet fituesi dhe shpresoj të shkojmë të bëjmë lojë të mirë atje dhe pse jo të fitojmë, pastaj të vazhdojmë në Ligën e Kombeve me fitore.

Norvegjia ka lojtarë të mirë. Pika e fortë e tyre është mesfusha dhe sulmi, por në ndeshjet e fundit kanë çaluar në mbrojtje.

Shpresoj se do të analizojmë deri në fund se ku i kanë pikat e dobëta dhe të dalim mirë. Po ashtu, i ftoj bashkatdhetarët që të na mbështesim sa më shumë dhe shpresoj t’i gëzojmë me fitore”, tha Bekaj.
Nesër paradite Dardanët e zhvillojnë stërvitjen e fundit në Kosovë, derisa më pas marrin rrugë për në Oslo.

Next Post

Blend Baftiu largohet zyrtarisht nga Drita

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.