• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Viti i Lautaros, i përulet edhe Mesi. Golashënuesit më të mirë argjentinas në 2023, “demi” i pari

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Mesi e ka rivendosur padyshim Argjentinën në hartë, jo vetëm për atë Botëror të fituar pas trie dekadash, por edhe për atë që ai vetë ka përfaqësuar. Pavarësisht çdo rekordi të “pleshtit” 2023-shi pa të tjerë argjentinas të shënonin më shumë se ai në harkun kohor të një viti kalendarik, më saktë pa tre të tillë.

MSL

Në renditjen që e përditshmja argjentinase “Ole” u ka bërë golshënuesve më të mirë argjentinas në 2023- shin, vendin e parë e mban Lautaro Martinez, ndërkohë që Leo duhet të kënaqet vetëm me vendin e katërt. Sulmuesi i Interit ka qenë i jashtëzakonshëm me klubin, edhe pse kanë munguar golat me kombëtaren, duke u konfirmuar si një nga më të fortët e momentit. “demi” ka festuar 43 gola gjatë gjithë vitit, duke qenë një nga pjesët kyçe të zikaltërve dhe duke u graduar edhe kapiten këtë sezon. German Kano është i dyti pas zikaltrit me 40 gola në këtë vit kalendarik.

Argjentinasi i Fluminenses ishte thelbësor për skuadrën e Rio de Zhaneiros për të fituar Kupën e parë Libertadores në historinë e saj pasi mundi Boka Zhuniorsin 2-1 dhe duke shënuar golin e parë të sfidës. Në vendin e tretë është një figurë aspak e panjohur për Argjentinën, por edhe për Interin, Mauro Ikardi. Ecuria e tij në Turqi ka qenë fantastike, pasi me fanellën e Gallatasarajt ka shënuar 36 herë gjatë gjithë vitit duke u bërë idhull në Stamboll. MESI – Si pak herë në jetën e tij, Lionel Mesi shfaqet i katërti dhe jashtë podiumit.

Në pjesën e parë të vitit me PSGnë kampioni i botës nukla shenjë dhe angazhimet e pakta me Inter Majamin në “MLS” nuk e kanë ndihmuar të bëjë më mirë në këtë tabelë. Gjithsesi tetë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk i shkoi keq: shënoi gjithsej 29 gola, jo vetëm me ngjyrat e skuadrës franceze apo të Floridës, por edhe me kombëtaren. Vendet që pasojnë kapitenin e kombëtares u përkasin argjentinasve që luajnë në Amerikën Latine me përjashtim të Lukas Beltran, sulmuesit të Fiorentinës, që me fanellën violë dhe atë të River Plejtit prej nga u transferua në verë, ka arritur të shënojë 23 gola në ketë vit.

XX

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabët vazhdojnë ta paguajnë 200 milionë euro në sezon, i “lënduari” Neymar shijon jetën në Brazil

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.