• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Viti i përmbysjeve, ja si Milani tenton Ligën e Kampioneve

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim ishte Fonse ka që deklaronte: “Dua një skuadër dominuese, të guximshme, sulmuese, që nuk i lë kundërshtarët të mendojnë, me një identitet të fortë”.milanNë gjysmë të rrugës, Ibra mori fjalën: “Kemi bërë pesë blerje dhe po aq shitje, ky është grupi që duhet të ndryshojë situatën”. Megjithatë, situata nuk ndryshon dhe as ekipi. Milanin e kemi parë të guximshëm dhe me një identitet të fortë disa herë, ndërsa dominues, në kuptimin e ngushtë të fjalës, praktikisht kurrë. Në të vërtetë, ajo e Konseisaos në veçanti mund të përshkruhet si një Milan provincial, i kuptuar si një skuadër më e prirur për të pritur dhe më kundërsulmuese sesa të menaxhojë. “Djalli”, që në fillim të sezonit, synonte të mbrohej duke vrapuar përpara, tani lejon – herë me vetëdije, herë për shkak të qasjes katastrofike – të zmbrapset në tridhjetë metrat e fundit, duke ua lënë iniciativën kundërshtarëve të tyre edhe kur ata janë teknikisht inferiorë. Ky qëndrim ka gjeneruar një pasojë që tifozët kuqezi nuk ishin mësuar ta shihnin: kur Milani i Serxhos fiton, shpesh e bën me përmbysje.

KURA — Një situatë që ofron dy pika shumë të ndryshme vëzhgimi. Një kontekst i bukur dhe potencialisht emocionues nga njëra anë dhe simptomë e problemeve të ndryshme nga ana tjetër. E thënë thjesht: nëse e gjeni veten të detyruar të rikuperoni rezultatin, do të thotë që deri në atë moment diçka nuk ka funksionuar. Dhe mbi të gjitha: përmbysjet nuk janë një shkencë ekzakte, ato nuk mund të konsiderohen si një burim i vërtetë. Jo për një ekip të nivelit të lartë me ambicie të mëdha. Statistika nga e cili nisin këto reflektime ka një rëndësi të caktuar: nga 19 ndeshjet me Konseisaon në pankinë, në gjashtë erdhi përmbysja. Në praktikë, kjo ndodh mesatarisht një herë në tri gara. Në listë përfshihen Komos (dy herë), Parma dhe Leçe në kampionat, Juventus dhe Inter në një Superkupë.

ARSYET- Por pse Milani e gjen veten kaq shpesh në ndjekje? Gjëja e parë që bie në sy është qasja. Kuqezinjtë kanë një listë të gjatë të pjesëve të para të tmerrshme gjatë gjithë sezonit, pra, një ekip që hyn në fushë i rraskapitur ose i frikësuar. Njëra prej këtyre gjeneron tjetrën, edhe duke ndryshuar rendin e faktorëve. Më pas ka një ndërgjegjësim të dukshëm për kufijtë e lojës: ky Milan ndoshta nuk ka një numër të mjaftueshëm lojtarësh teknikë për të garantuar dominimin total për të cilin fliste Fonseka, por nuk mund të katandiset në një ekip kundërsulmues. Kjo situatë përçon pasiguri. Pastaj ka gabime individuale, në disa raste rezultat i frikës dhe në të tjera të diktuara nga sezoni negativ i disa elementëve. Milani doli nga një Champions ku kishte një këmbë e gjysmë në raundin e 1/8- ave gjithashtu (por jo vetëm) për shkak të gabimeve individuale. Herë të tjera amnezitë janë kolektive, ose të paktën të reparteve. Kuqezinjtë e vënë veten në një pozicion të keq për t’u mbrojtur kur kanë topin dhe gabojnë mbulimet parandaluese kur sulmojnë çka i mundëson rivalit metra të tërë fushe bosh. Megjithatë, në raste të tjera, zbritjet dhe daljet bëhen gabimisht. Me pak fjalë, nuk ka asnjë shkak të vetëm që shpesh e shtyn Milann të duhet të rregullojë rezultatin. Ndërkohë, megjithatë, në dy ndeshjet e fundit diferenca nga vendi i katërt ka rënë nga 11 në 6 pikë. Ky do të ishte gjithashtu një përmbysje, dhe do të ishte më e bujshmja e sezonit.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vëllaznimi përballë Yllit e Prishtina përballë Besëlidhjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.