Fanella e Kylian Mbappe nuk është më e kërkuara te skuadra e Paris Saint-Germain.
Largimi i Lionel Messit dhe Neymar la një vakum në PSG që Mbappe e ka zënë pa probleme në fushë, me sulmuesin që ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, kapiteni i Francës, një nga atletët më të njohur në botë, nuk është lojtari në PSG që ka shitur më shumë fanella.
Sipas gazetarit francez, Abdellah Boulma, lojtari më i njohur i PSG-së kur bëhet fjalë për shitjen e fanellave është Lee Kang-in, me Mbappe “pak” pas reprezentuesit të Koresë së Jugut.
Lee iu bashkua PSG-së vetëm këtë verë nga Mallorca, ku luajti me Vedat Muriqin, për një tarifë prej 19 milionë funtesh.
Mesfushori me tipare sulmuese këtë sezon ka luajtur tri ndeshje dhe është në kërkim të golit të parë. /Lajmi.net/