Sulmuesi portugez Zhoao Feliks, është zyrtarisht një futbollist i Milanit, pasi ka finalizuar transferimin e tij në formë huazimi nga radhët e Çelsit.

Lojtari 25-vjeçar, i cilësuar dikur si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, mbërriti në Milano vetëm në orët e vona të natës së të hënës dhe shkoi direkt në selinë e klubit për të firmosur marrëveshjen me kuqezinjtë, ndërsa një turme entuziaste tifozësh e priste jashtë.
Sipas mediave italiane, Milani ka shpenzuar rreth 10 milionë euro për këtë huazim deri në fund të sezonit, mes një shifre që i duhej paguar Çelsit për transferimin e përkohshëm të lojtarit, si dhe pagës së tij deri në mbyllje të këtij edicioni.
PANORAMASPORT.AL
 
			

