Thursday, 20. August 2026
Sport

Vjen goditja e parë e merkatos për Elbasanin, zyrtarizohet mbrojtësi lituanez

GS 07/01/2025 1 Min. Lesezeit

Elbasani zyrtarizon përforcimin e parë të merkatos së dimrit. Pjesë e ekipit të drejtuar nga Ivan Gvozdenovic bëhet mbrojtësi lituanez, Sigitas Olberkis. Më poshtë njoftimi i AF Elbasanit:

Sigitas Olberkis është zyrtarisht pjesë e familjes verdheblu. Olberkis vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në elitën e futbollit lituanez. 27-vjeçari në karrierë është aktivizuar në kampionatet irlandeze, suedeze, bjelloruse etj.

Shtatlarti i qendrës së mbrojtjes gjithashtu numëron paraqitje me ekipin e përfaqësueses lituaneze.

Image

 

Teilen: