Friday, 28. August 2026
Sport

​Vjen medalja tjetër e bronztë për Kosovën, e fiton xhudisti Akil Gjakova

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ai e nisi garën me fitore ndaj qipriotit Kyprianos Andreou, të cilin e mposhti me Yuko. Në çerekfinale, kosovari pësoi humbje me dy Yuko nga francezi Maxime Gobert.

Në rikualifikim, Gjakova u rikthye fuqishëm. Në luftën e parë ai mposhti me Ippon portugezin Alexandre Bucur, ndërsa në duelin e dytë triumfoi ndaj kroatit Robert Klacar, pas tri dënimeve që çuan në Ippon.

Në luftën vendimtare për medaljen e bronztë, Gjakova u përball me turkun Bilal Ciloglu. Kosovari ishte bindës dhe e mposhti kundërshtarin me Ippon, duke i siguruar Kosovës medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Teilen: