Thursday, 30. April 2026
Sport

​Vjen reagimi i parë i Dembélé pas fitimit të Topit të Artë

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ousmane Dembélé ka shprehur emocionet e tij të para pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2025, ku u shpall lojtari më i mirë në botë.

“Ka shumë gëzim, krenari dhe emocione. Ëndrra ime u bë realitet,” u shpreh ylli francez menjëherë pas marrjes së çmimit prestigjioz.

Ai nuk harroi të falënderonte ata që kanë qenë pranë tij gjatë gjithë rrugëtimit:

“Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjithmonë në këtë udhëtim.”

Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e Dembélés, një arritje që vulos një sezon spektakolar për sulmuesin e Francës dhe PSG-së.

Teilen: