Në ndeshjen e Grupit E, mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Skuadra e Tedescos, vuajti gjatë fraksionit të parë të lojës, me sllovakët që u treguan “cinik”, duke përfituar nga i vetmi moment që i’u paraqit gjatë pjesës së parë, kur në minutën e 7-të Schranz, përfitoi nga përgjumja e belgëve për të goditur me një diagonale shumë të mirë.
Performancë ndërkohë që lë për të dëshiruar për Romelu Lukakun, që u tregua në më shumë se një moment i pasigurte përpara portës sllovake.
Në pjesën e dytë, Belgjika barazoi me Lukakun në minutën e 56-të duke devijuar saktë topin shumë pranë portës, por ishte sistemi VAR që ktheu gjithçka dhe goli u anulua.
Belgjika vazhdoi sërish duke insistuar, por protagonisti negativ vijon të jetë sërish Romelu Lukaku, që gabon shumë përpara portës sllovake.
Në fund sërish Lukaku shtyn topin drejt rrjetës, por edhe njëherë tjetër VAR anulon gjithçka, pasi vuri re se Openda, futbollisti që dha pasimin e golit për Lukakun kishte stopuar topin me dorë.