• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vjen tradhëtia e madhe, Chiesa huazohet në janar te rivalët e Juves

26/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federico Chiesa drejt rikthimit në Serie A.

Krahu i djathtë është një nga çështjet më delikate tek Interi, si për merkaton e dimrit, ashtu edhe në perspektivë verore.

Mungesa e zgjatur e Denzel Dumfries, që mund të kthehet vetëm në mars, ka krijuar emergjencë për Cristian Chivu, i cili sot ka pak siguri në atë krah.

Luis Henrique nuk konsiderohet ende garanci, ndërsa Matteo Darmian vazhdon të ketë probleme fizike.

Interit i duhet një profil i gatshëm dhe i besueshëm, teksa mes pistave që tërheqin drejtuesit është Federico Chiesa.

Sipas “L’Interista”, lojtari i lindur më 1997 mund të jetë një mundësi interesante për janarin, me formulë huazimi dhe të drejtë blerjeje, për të ulur rrezikun dhe për ta vlerësuar deri në fund të sezonit.

Chiesa, me pak hapësirë këtë sezon, do të kishte shansin të rilancohej në Serie A, duke u përshtatur në një rol të ri, në një rrugë që kujton transformimin e Ivan Perišić nga anësor ofensiv në anësor të jashtëm të plotë.

Next Post

“Skuadra e preferuar, Botërori dhe zgjedhjet në FSHF”, ”rrëfehet” Armando Duka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.