Skuadra e Vjosës së Shtimes po përgatitet që të fillojë në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
Shtimjanët janë përforcuar me futbollistin Ardian Selimi.
“Ardian Selimi është përforcimi i radhës i KF Vjosës.
Ardiani vjen nga KF Feronikeli 74 po ashtu ka luajtur për KF Ferizaj, KF Flamurtari, KF Lepenci etj.
Mani është mesfushor kualitativ i cili luan pothuajse në të gjitha pozitat e mesfushës, njihet për sigurinë në mbajtjen e topit dhe pasimet e sakta.
Me Ardianin po kompletohet mesfusha, dhe me kualitetet që kemi presim që të kemi mesfushën pothuajse më të mirën në ligë”, njofton KF Vjosa.