Sulmuesi serb ka përfunduar sërish në bokse në këto javë të nxehta, ku po diskutohet në lidhje me zgjatjen e kontratës.
Dëmtimi i radhës për Dushan Vlahoviç ishte një nga lajmet e pakta negative te Juventusi, që fitoi në shtëpi ndaj Genoa. Trajneri Spalletti e shfaqi qartë shqetësimin për sulmuesin, teksa para telekamerave tha: “U dëmtua përsëri”.
Me rinovimin e kontratës në lojë, çdo detaj mund të bëjë diferencën. Këtu përfshihet edhe dëmtimi, që do ta vonojë rikthimin e Vlahoviç në fushë për të paktën 2-3 javë. Në këtë situatë, zgjatja e kontratës mund të komplikohet.
Juventusi kërkon garanci fizike nga një sulmues, që është ndalur që më 7 dhjetor (luajti vetëm 11 minuta më 21 mars). Në lojë janë miliona euro dhe është normale që të mos merren përsipër rreziqe.
Klubi bardhezi është duke studiuar merkaton që po vjen dhe në listë janë disa emra lojtarësh në fund kontrate, si Senesi, Bernardo Silva, Goretzka, por edhe Kolo Muani.
Qëllimi është për të rregulluar sulmin dhe kjo kuptohet edhe nga sondazhet për Darwin Nunez, aktualisht tek Al-Hilal i Simone Inzaghi. Kualuiteti i uruguaianit 26-vjeçar nuk vihet në dyshim, por paga prej më shumë se 20 milionë eurosh është një pengesë jo e vogël për Juventusin.