Vlahoviç “djeg” etapat e rikuperimit, Juventusi do ta ketë gati në mars
Sulmuesi serb fillon fazën e rikuperimit pas operacionit. Hapet edhe një spirale shprese për rinovimin e kontratës.
Pas mbylljes së merkatos dimërore trajneri Spalletti ka 9-ën e tij: Dushan Vlahoviç. Serbi është kthyer në Torino, pasi kreu periudhën pas operacionit në Beograd. Aty punoi fort me një pergatitës personal për kthimin në fushë sa më shpejt. Tani do të vazhdojë rikuperimin me përgatitësit e Juventusit në fushë.
Qëllimi është që Vlahoviç të jetë gati në muajin mars.
Për Holm dhe Boga ishte dita e parë në Continassa, kurse për sulmuesin serb ajo e rinisjes. Lojtari duhet të jetë sa më parë gati, duke ditur që Juventusi nuk mori asnjë sulmues në merkton e dimrit. Serbi mund të ketë hapësirë në fazën finale të sezonit.
Vlahoviç ka vitin e fundit të kontratës, por Spalletti e ka vendosur në qendër të projektit dhe ka shpresa për rinovimin. Klubi nuk ka avancuar me propozimet, ndërsa lojtari është në pritje të mësojë detaje në lidhje me një zgjatje të mundshme të kontratës.
Në qendrën sportive të Juventusit është dukur një Vlahoviç i lumtur, që kërkon të jetë protagonist dhe të fitojë trofe me skuadrën.