Wednesday, 19. August 2026
Sport

Vlahoviç drejt largimit? Agjenti i serbit zbarkon në Torino

GS 17/01/2025 1 Min. Lesezeit

A do të qëndrojë te Juventusi apo jo? E ardhmja e Dushan Vlahoviçit mbetet pezull, sidomos pas afrimit të Kolo Muanisë.

VLAHOVIC

Më shumë hije dyshimi për këtë çështje hedh vetë agjenti i sulmuesit, Darko Ristiç. Ky i fundit ka publikuar së fundmi një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram, i shoqëruar me Dushan Vlahoviçin në Torino. Një shenjë e mundshme kjo që lidhet me merkaton, ku Ristiç tashmë ka udhëtuar drejt Torinos për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen mes Vlahoviçit dhe Juventusit.

Sulmuesi serb ka refuzuar ofertën e rinovimit që i është bërë nga Xhuntoli dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet që në janar. Sakaq, ofertat për të nuk mungojnë. Më e fundit ka ardhur nga Arsenali, aty ku Arteta kërkon një zëvendësues të Gabriel Zhezusit pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar. Ajo që shihet e sigurt pas kësaj vizite, është se tashmë kanë filluar që në lëvizin të gjitha palët për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen Vlahoviç në kampin bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: