• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlahoviç ëndërron Premier Ligën, refuzon rinovimin dhe… Murinjon

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli vendimtar kundër Kaljarit rikthen ambiciet e Dushan Vlahoviç për një mbyllje të mirë të sezonit aktual, për të rritur më pas kërkesat e tij në merkato duke parë se e ardhmja e tij me Juventusin tashmë mund të konsiderohet e mbyllur.VLAHOVICBisedimet për rinovimin e kontratës që skadon më 30 qershor 2026, jo vetëm që nuk dhanë rezultate, por tashmë janë në ngërç të plotë. Propozimi i shtatorit të kaluar, i firmosur nga Xhuntoli, e ul pagën nga 12 milionë që është aktualisht në këtë sezon në 8-9 me një afat të ri skadence deri në vitin 2030. Një propozim që definitivisht nuk e ka ngrohur agjentin e sulmuesit serb e padyshim edhe vetë Dushan Vlahoviçin.

E ARDHMJA- Prandaj Vlahoviç pritet të largohet në fund të sezonit. Por ku? Jo në Arabinë Saudite, e cila në janar i ofroi një kontratë trevjeçare e gjysmë me 20 milionë euro në sezon. Ideja e Dushanit, në fakt, është të vazhdojë në kampionate me nivele të lartë, e gjithashtu skuadra që kanë peshë në arenën ndërkombëtare. Kjo është e njëjta arsye që e shtyu atë të refuzojë ofertën e Fenerbahçes së Murinjos, i cili e kërkoi me ngul për ta pasur në skuadër vitin e ardhshëm duke parë se nuk mund të mbështetet më te Xheko, tashmë 39 vjeç dhe që është në skadencë kontrate me turqit.

ËNDRRA- Ëndrra quhet Premier Ligë, ku ai mund të vazhdojë të fitojë pagën e tij aktuale dhe ku konkurrenca do të mbetet në nivelet më të larta. Së pari, megjithatë, duhet të bëhet një finale sezoni me shifra të larta golash dhe paraqitjesh, për të mbyllur aventurën bardhezi duke e ndihmuar skuadrën të fitojë kualifikimin për Ligën e Kampioneve. Por kjo nuk është e vetmja dëshirë e Vlahoviçit dhe Juventusit, duke parë se një objektiv është edhe fitimi i Kupës së Italisë ku Juventusi do të ndeshet sot kundër Empolit.

ALTERNATIVAT- Ofertat në janar nuk kanë munguar për sulmuesin serb, por nuk kanë qenë ato që ai ka dashur. Në verë pritet të ketë skuadra më të rëndësishme që do të bëjnë ofertat e tyre. Në Angli spikat Junajtidi që ka shfaqur interes e gjithashtu edhe Arsenali. Megjithatë, në garë janë gjithashtu edhe Barça dhe PSG-ja.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drenica shokon Ferizajn në çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.