• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlahoviç i zhgënjen të gjithë, edhe me Tudorin nuk po shkëlqen

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Forma e Dushan Vlahoviçit është zhytur në një errësirë të thellë. Shtatë ndeshje pa shënuar, tetë nëse llogaritet edhe ajo në Kupën e Italisë, dhe një heshtje që zgjat që nga 23 shkurti, kur sulmuesi serb dukej se kishte rikthyer instinktin e tij ndaj Kaljarit.

Dusan-Vlahovic-Juventus-fed-up

Ajo që dukej si nisja e një fundsezoni të fortë, është kthyer në një sërë përjashtimesh nga formacioni dhe dëmtime të përsëritura. Me ardhjen e Igor Tudor në pankinë, Vlahoviç ishte rikthyer në qendër të projektit teknik, por entuziazmi nuk është përkthyer në rezultate. Me 14 gola në total këtë sezon, 9 prej tyre në Serinë A, ai mbetet golashënuesi më i mirë i Juventusit, por performanca e tij është larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve.

E ARDHMJA- Një tjetër faktor që rëndon në situatën e tij është paga, 12 milionë euro neto në vit, më e larta në Serinë A, dhe një kontratë që përfundon për pak më shumë se një vit, në verën e vitit 2026. Deri tani nuk ka asnjë sinjal për rinovim, dhe për këtë arsye, drejtuesit bardhezinj po mendojnë seriozisht për një shitje në verë, për të rikuperuar të paktën pjesërisht investimin e madh. Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi është i vetëdijshëm se tregu nuk është më ai i disa muajve më parë.

Dëshira e Vlahoviçit është të kalojë në një klub të madh, Premier Liga është ëndrra e tij, me Arsenalin që mbetet i interesuar. Megjithatë ka interes edhe nga Gjermania me Bajernin, por nuk përjashtohet as ndonjë ofertë nga kampionate më pak prestigjioze, si ai turk, që megjithatë nuk e tundon shumë lojtarin.

Ndërkohë, një tjetër dëmtim muskulor në kofshë e le jashtë për ndeshjen ndaj Monzës, ndërsa fokusi po kalon tashmë te sfida më e rëndësishme, ajo e 4 majit ndaj Bolonjës, një duel që mund të vendosë fatin e Juventusit në garën për Champions-in, dhe ndoshta edhe të ardhmen e vetë Vlahoviçit. Në Torino po rritet ndjeshmëria. A është fundi afër për Dushan Vlahoviçin te “Zonja e Vjetër”? Shanset më të larta janë që ai të largohet nga skuadra në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Opta’: Barcelona favorite e konsiderueshme ndaj Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.