• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlahoviç: Juvja s’ka limite, me Komon e nisim me 3 pikë

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej tij priten gola dhe lidership e duke ulur shifrat e kontratës, Dushan Vlahoviçi e vërtetoi shumë mirë pasionin e tij për “Zonjën e vjetër”.

vlahovic

Duke folur për “SKY”, sulmuesi i Juventusit ka deklaruar: “Në fillim të këtij sezoni arrij mirë, i motivuar dhe gati për të ndihmuar ekipin. Ka shumë risi, sigurisht që të gjitha janë shumë të ndryshme dhe për t’i mësuar do të duhet kohë, gjë që nuk e kemi, por do ta bëjmë shpejt dhe jemi në dispozicion për të mësuar shpejt”. Identiteti i ri i Juventusit tashmë duhet të fillojë të shfaqet, por të gjithë në skuadër duken shumë të motivuar dhe në dispozicion të trajnerit për të bërë më mirë. Sipas sulmuesit do të ishte perfekte nëse forca e bardhezinjve do të vërtetohej që në ndeshjen e parë kundër Komos.

“Kemi bërë një përgatitje të vështirë, në planin personal edhe unë nuk u stërvita me ekipin për dy vitet pararendëse për shkak të problemeve të ndryshme fizike dhe tani kam bërë gjithçka, ndihem mirë. Po kështu edhe ekipi dhe sigurisht që është pozitive”, vijoi 24- vjeçari.

PA LIMITE – Në horizont është ndeshja me Komon e programuar për të hënën në 20:45. Juvja ka ndryshuar shumë dhe sigurisht që ky kampionat do të jetë i vështirë, i balancuar, sepse ka shumë skuadra të mira dhe të mëdha.

Dushani e di këtë dhe deklaron: “Nuk do të jetë e lehtë. Por ne punojmë për veten tonë dhe synojmë të bëjmë më të mirën dhe t’i bëjmë gjërat si duhet. Nuk i kemi vënë vetes kufij, as nuk më pëlqen të vendos objektiva sepse do të thotë që ka një limit. Do t’i marrim ndeshjet me radhë e me siguri do të ketë një moment bilancesh”. Vlahoviç nuk përmend trofe dhe turne, por është e qartë se Juvja do të kërkojë majat kudo që do të marrë pjesë.

“Për mua ky sezon do të jetë sigurisht i rëndësishëm si për të gjithë. Të luash për Juventusin do të thotë që të synohet maksimumi dhe sigurisht që do të jetë e vështirë, por ne jemi gati, do të jemi gati dhe do të japim më të mirën”, përfundoi ‘DV9’.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arsenali gjen golin e parë të edicionit të ri, në avantazh ndaj Wolves

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.