Saturday, 14. March 2026
Sport

Vlahovic: Nder të mbaja shiritin e kapitenit, do të jemi gati për fillimin e sezonit të ri

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

 

Juventus ka mbyllur fazën e parë përgatitore me një humbje të rëndë, 0-3 në miqësoren ndaj Nuremberg. Gjithsesi, te bardhezinjtë shohin me optimizëm përpara dhe një prej tyre është sulmuesi serb Dusan Vlahovic.

“Pjesa e parë e fazës përgatitore ka përfunduar. Tani kthehemi në Torino me vetëdijen se duhet të punojmë edhe më shumë. Do të jemi gati për fillimin e sezonit të ri”, është mesazhi që Dusan Vlahovic ka për tifozët bardhezinj.

Vlahovic luajti vetëm në 45 minutat e dyta, humbi një penallti dhe ishte kapiteni i skuadrës. Për këtë gjë ai shprehet: “Ishte nder të mbaja shiritin e kapitenit të kësaj skuadre të madhe për herë të parë në karrierën tim”.

Teilen: