Dushan Vlahoviç është kthyer në epiqendër të vëmendjes te Juventusi, por tashmë për faktin se nuk po luan rregullisht as me Tiago Motën. Sulmuesi e nisi ndeshjen ndaj Milanit nga stoli dhe vetë tekniku i bardhezinjve, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve, ku skuadrës së tij i dihet medoemos fitorja, ka refuzuar të tregojë nëse do jetë apo jo titullar.
“Nuk mund ta them. Të shtunën ndaj Milanit bëra një zgjedhje teknike, edhe pse ishte kthyer nga një problem dëmtimi. Filozofia jonë është te cilësia e minutave që bëjmë në fushë”, tha Tiago Mota para gazetarëve, ku më pas theksoi se ndaj Milanit kishte qenë një sinjal i mundësive që kishte ekipi i tij.
“Unë shoh një rritje, por jo vetëm në ndeshjet e fundit. Shoh një rritje që nga fillimi. Fitorja na ka dhënë më shumë entuziazëm dhe më shumë energji për të përgatitur një ndeshje të komplikuar si ajo e djeshmja. Duhet të japim maksimumin për të arritur të fitorja. Jemi të lumtur që arritëm te fitorja me Milanin. Por edhe në ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por nuk ia dolëm të fitonim”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL