Leçe ka fituar vetëm një nga 15 sfidat kundër Juventusit në Serinë A (3 barazime dhe 11 suksese bardhezi), konkretisht 2-0 më 20 shkurt 2011, në stadiumin “Via del Mare”, por pas saj ka humbur 4 të tjerat radhazi me një golavarazh të përgjithshëm 8-1.
– Leçe ka humbur 10 nga 17 sfidat në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A (3 fitore dhe 4 barazime). Bardhezinjtë, së bashku me Interin që encën në të njëjtat shifra janë dy ekipet që e kanë çmontuar më keq se kushdo tjetër skuadrën verdhekuqe.
– Pas 1-0 në fazën e parë, Juventusi mund të fitojë të dyja duelet sezonale me Leçen, për më shumë pa pësuar gol, për herë të parë që nga kampionati 1997-1998 (atëherë, dy suksese 2-0 me Marçelo Lipin në stol).
– Leçe ka mbetur i pamposhtur në 4 sfidat e fundit në stadiumin “Via del Mare”, në kampionat (1 fitore dhe 3 barazime). Verdekuqtë nuk regjistronin një seri kaq të gjatë pa humbje në shtëpi që nga periudha janar-prill 2012 (tetë sfida në atë rast, me Serse Kozmin në stol).
– Juventusi ka mbetur i pathyeshëm në 15 ndeshjet e fundit në kampionat (12 fitore dhe 3 barazime). Që nga rikthimi i Alegrit te Juventusi, seria më e gjatë pozitive kanë qenë 16 ndeshjet mes nëntorit 2021 dhe marsit 2022.
– Juventusi ka pësuar vetëm një gol nga goditjet standarte në Serinë A. Vetëm Reali i Madridit ka bërë më mirë në Europë (zero deri tani).
– Nga njëra anë vetëm Fiorentina (9) ka shënuar më shumë gola me kokë sesa Juventusi (8), në këtë kampionat. Ndërkohë që nga ana tjetër, Leçe së bashku me Empolin dhe Frozinonen janë ekipet që janë goditur më shumë me kokë, sesa kushdo tjetër (7 gola të pësuar secila).
– Pas golave kundër Frozinones dhe Salernitanës, Dushan Vlahoviç ka shansin që të realizojë në tri transferta radhazi për herë të parë në karrierën e tij në Serinë A. Në të njëjtën kohë, sulmuesi serb i Juventusit është ai që ka shënuar më shumë se kushdo tjetër me goditje dënimi direkte, në dy sezonet e fundit (3 gola), në Itali.
– Pasi shënoi 10 gola në sezonin e kaluar në Serinë A, Dushan Vlahoviç është ngjitur në kuotën e 9 realizimeve sivjet. Në 50 vitet e fundit vetëm një lojtar ka shkuar në dopio shifër, në dy sezone radhazi në Serinë A, përpara se të festojë 24-vjetorin: Paulo Dibala në 2015-2016 dhe 2016-2017.
PANORAMASPORT.AL