• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlera e talentëve nën 20-vjeç, Lamine Yamal i pakonkurrueshëm, i dyti është një brazilian

05/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar në edicionin e 520-të të raportit “Weekly Post”, renditjen e futbollistëve nën 20 vjeç me vlerën më të lartë të transferimit, sipas modelit të tij statistikor. Kryesimin e kësaj liste e mban ‘ylli’ i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, me një vlerësim të jashtëzakonshëm prej 350 milionë eurosh. Pas tij renditen braziliani Estêvão Willian me 118 milionë euro, katalanasi Pau Cubarsí me 113 milionë euro dhe argjentinasi Franco Mastantuono, vlerësuar 102 milionë euro.

Në dhjetëshen e parë gjenden gjithashtu Warren Zaïre-Emery (Paris Saint-Germain), anglezët Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis-Skelly të Arsenalit, portugezi Geovany Quenda (i Sporting CP, tashmë i siguruar nga Chelsea), braziliani Endrick Felipe (Real Madrid) dhe suedezi Lucas Bergvall (Tottenham).

Sa u përket lojtarëve të lidhur me Italinë, tabloja nuk është ndër më të ndritshmet. Në pozita të ulëta të renditjes gjendet Jesús Rodríguez i Comos me 35 milionë euro, menjëherë mbi Vasilije Adžić të Juventusit me 25 milionë euro. Më pas vjen i pari italian në listë, talenti i Milanit, Francesco Camarda, i vlerësuar 24 milionë euro në moshën 17-vjeçare. Ndër të tjerët në këtë grup përmenden Honest Ahanor me rreth 17 milionë euro dhe Davide Bartesaghi me rreth 15 milionë euro.

Raporti nënvizon dominimin e talenteve të kampionateve të mëdha dhe rritjen e fortë të vlerës së futbollistëve shumë të rinj, duke e bërë garën për ‘yjet’ e së ardhmes edhe më të ashpër.

Image

Next Post

Dy gola dhe një karton i kuq: “Natë emocionale” shkruan vetë Luis Díaz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.