CIES Football Observatory ka publikuar së fundi një studim në lidhje me lojtarët më të shtrenjtë në botë.
Në krye të listës është një anglez, Jude Bellingham, që luan me Real Madrid.
Sipas CIES (International Centre for Sports Studies) ai kushton 251,4 milionë euro.
Në vendin e dytë renditet Erling Haaland dhe në të tretin braziliani Vinicius, që ka të njëjtën vlerë me norvegjezin.
Në “Top-10” futbollistët më të shtrenjtë janë 4 lojtarë të Real Madrid, ndërkohë që dominojnë lojtarët që luajnë në La Liga dhe Premier League.
Lojtari më i shtrenjtë që luan në Serie A është Lautaro Martinez, i 20-ti në renditjen e CIES.
10 futbollistët më të shtrenjtë
Jude Bellingham (Real Madrid), 251.4 milionë euro
Erling Haaland (Manchester City), 221.5 milionë euro
Vinicius Junior (Real Madrid), 221.5 milionë euro
Lamine Yamal (Barcelona), 180.3 milionë euro
Kylian Mbappe (Real Madrid), 175.2 milionë euro
Bukayo Saka (Arsenal), 157.3 milionë euro
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), 151.2 milionë euro
Cole Palmer (Chelsea), 150 milionë euro
Phil Foden (Manchester City), 144.6 milionë euro
Rodrygo (Real Madrid), 141.3 milionë euro