• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlerësimet e gazetave italiane për Milanin pas humbjes ndaj Atalantas

10/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Jashtë garës për titull”, vlerësimet e gazetave italiane për Milanin pas humbjes ndaj Atalantas.

Gazetat sportive italiane kanë analizuar humbjen e Milanit kundër Atalantas, duke theksuar se Stefano Pioli duhet të kishte qenë më praktik, veçanërisht me një listë të gjatë mungesash, por vetëm disa nga lojtarët e tij ishin në nivel të kryerjes e detyrës, duke përfshirë Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.

Milani pësoi humbje në udhëtim ndaj Atlantas me rezultatin 3:2 dhe tani ka mbetur 9 pikë prapa liderit dhe rivalit lokal, Inter, si dhe 7 pikë prapa Juventusit, që mban pozitën e dytë në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Me vetëm Fikayo Tomori në dispozicion në qendër të mbrojtjes, Pioli luajti edhe një herë me Theo Hernandez në qendër, Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi në krahë, por këtë herë plani nuk funksionoi siç kishte ndodhur kundër Frosinones javën e kaluar.

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport” shkruan sot se Pioli duhet të ishte më praktik.

“Nga ana tjetër, ai vazhdoi të ndiqte një stil loje që Milani nuk mund ta përballojë për momentin”, shkroi mediumi me bazë në Milano.

“Duhet të ishte një 4-3-3, por kishte më shumë: Theo vraponte përpara, Florenzi duke luajtur afër Reijnders një ekzagjerim që do të thotë përjashtim nga gara për titull”, shtoi mediumi kryeqytetas.

Pioli u vlerësua me notën 5 nga 10 nga dy mediumet; “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, dhe 5.5 nga “Corriere dello Sport”.

Edhe vlerësimet për shumicën e lojtarëve ishin të njëjta.

Vetëm disa prej tyre morën nota kaluese, duke përfshirë Mike Maignan (lojtari i ndeshjes Milanos për të tre gazetat sportive italiane), Giroud dhe Pulisic, të cilët filluan lojën dhe Luka Jovic e Ismael Bennacer, të cilët u futën si zëvendësues në pjesën e dytë.

Next Post

Konfirmon bisedimet me drejtuesit kuqezinj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.