Monday, 13. April 2026
Sport

Vlerësimi për ish-nxënësin e tij, Guardiola: Arsenali i Artetës si i Vengerit, tani shkojmë me frikë

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola thotë se Mikel Arteta e ka rikthyer Arsenalin në lavditë e dikurshme nën drejtimin e Arsen Vengerit. Mançester Siti shkon në “Emirates” të dielën në krye të Premier Ligës për të mbrojtur edhe njëherë titullin, por do të kërkojë të shmangë humbjet e njëpasnjëshme në kampionat për herë të parë në pesë vjet.

guardiola arteta

Trajneri i Sitit tha se “Emirates” është rikthyer i frikshëm, por shpreson që Siti të jetë në gjendje të imponojë stilin e tij në një përballje më të hapur se ajo që humbi me Uolvesin javën e kaluar: “Ata luftuan për të qenë kampionë dhe më pas nuk ia dolën dot”, tha Guardiola. “Arsenali është kthyer aty ku ishte, kur luftonte me skuadrën e Sër Aleksit. Kur mbërrita këtu ata nuk ishin aty dhe tani janë kthyer. Tani në kalendar shohim kur duhet të shkojmë në ‘Emirates’. Edhe merkatoja që kanë bërë ka qenë e shkëlqyer”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: