Për Lautaro Martinez, kjo ishte një nga ato mbrëmjet speciale kur vlerësimi është “dhjetë me yll”. Kapiteni i Interit, u hodh në fushë në minutën e 55-të, në duelin ndaj Salernitanës, teksa arriti të realizonte plot 4 gola.
Statistika vërtet të frikshme, teksa jo më kot faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar me notën 10, sulmuesin argjentinas.
Në 5 goditje të bëra drejt portës, 4 Lautaro i dërgoi në rrjetë, teksa gjithashtu regjistroi edhe 13 nga 14 pasime të sakta. Ato që lenë për të dëshiruar janë duelet e fituara, vetëm 3 nga 8 në total, ndërkohë që pjesa tjetër ishte e gjitha një kryevepër.
PANORAMASPORT.AL