Tuesday, 3. March 2026
Sport

Vllaznia bën “poker” në Letoni, kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin për në turin e dyë të Ligës së Konferencës me një fitore 4-2 të arritur në LNK Sporta Parks(Riga) përballë letonezëve të Daugavpils.

Kuqeblutë, pas humbjes 0-1 të një jave m parë në “Elbasan Arena”, kishin një mision jo të lehtë, por në fund arritën objektivin.

Të besuarit e Edi Martinit zhbllokuan sfidën me Mensah 22′, por u përmbysën menjëherë nga golat e Williams 33′ dhe Diallo 35′. Yago 45’+1 bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazpeshë.

Në pjesën e dytë Dodaj 74′ dhe Mala 87′ vendosën fatin e ndeshjes, me Vllazninë që siguron kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Teilen: