Vllaznia e Dinamo, të impenjuara në fazën përgatitore në prag të ndeshjeve evropiane, kanë matur forcat e tyre gjatë ditës së sotme në ndeshje miqësore, respektivisht me NK Olimpija Ljubjana dhe Shkëndijën e Tetovës.
Në “Zak Stadium”, Ljubjana, kuqeblutë që luajtën për 80 minuta me një lojtar më pak(u përjashrua Jazxhi), u mundën me rezultatin 4-0. Golat u shënuan nga Tamm(19′, 69’), Marin 41′ dhe Durdov 76′.
Ndërkohë, në miqësoren tjetër të luajtur në Tetovë, Dinamo është mposhtur nga Shkëndija me rezultatin 2-1. Vendasit shënuan të parët me anë të Krasniqit në minutën e 31-të, ndërsa 10 minuta më vonë Itodo vendosi barazpeshën. Në pjesën e dytë Shkëndija arriti të bëjë diferencën me golin e Jakupit të shënuar në minutën e 66-të.