• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia e sheh mes mungesave në duelin kundër Elbasanit

20/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga lojtarët që mungoi në ndeshjen e fundit Dinamo-Vllaznia për kuqeblutë ishte edhe Amir Kahrimanoviç.

Mesfushori kroat nuk ishte i gatshëm për trajnerin Brdariç për shkak të një bllokimi muskulor, që e la jashtë sfidës me dinamovitët.

Por, gjendja e ish-futbollistit të Erzenit nuk duket ende optimale për të qenë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Elbasanit. Kur u mendua se ndalesa do ishte vetëm 1 javore për 25-vjeçarin, duket se Kahrimanoviç ende nuk garanton 100%. Situata për të do vëzhgohet në detaje në 48 orët e ardhshme nga ana e stafit mjekësor të kuqebluve.

Më optimiste është situata për Ardit Deliun. Me mesfushorin që po ashtu nuk ishte pjesë e skuadrës kundër Dinamos. Edhe për ish-futbollistin e Laçit pritet rikthim në fushë këtë të premte.

Por duke e vëzhguar në detaje gjendjen dhe situatën e numrit 21, pasi tek shkodranët nuk duan të rrezikojnë nëse kavajasi nuk është në 100%.

Përsa i përket rikthimeve, ata janë Qato dhe Çoba, me dyshen që pritet të jenë titullarë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Elbasanit.

Next Post

LIGA E EUROPËS/ Në fushë edhe Roma e Gallatasaraj të cilave u duhen fitore, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjeve të para

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.