• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: Objektivat janë të qartë, shkojmë për të mbrojtur titullin

21/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 20:00 në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.

Trajneri i rrogozhinasve komenton situatën në skuadër pas largimit të Lushkjas dhe tregon ambiciet e Egnatias në këtë transfertë.

“Pas një sezoni dhe pjesëmarrjen në Europë, zhvillojmë ndeshje aty ku e lamë sepse ishim në finale me Vllazninë. Rifillon sezoni i ri me Vllazninë. Objektivat janë të qartë, do shkojmë për të mbrojtur titullin. Mendoj që do jetë ndeshje shumë e bukur, siç ka dhuruar këto kohët e fundit një supersfidë si Vllaznia-Egnatia. Dhe shpresoj për më të mirën.

Merkato? Kemi pasur lëvizje, grupi ka qenë me lojtarë dhe ashtu e kishim përgatitur organikën për këtë vit. Kemi pasur largime, por lojtarët i kemi kontingjent në skuadër. Megjithatë në ditët në vijim do të shohim.

Lushkja? Shumë pak do flas për këtë sepse nuk më takon mua. Në këtë zgjidhje që u bë në këto ditë, mendoj ka ikur në një nga klubet më të mira si Traktori. Çdo gjë është bërë mirë si për klubin dhe për Lushkjan”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

Next Post

Publikohen përbërjet startuese të ndeshjes Drita – Differdange

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.