Tuesday, 17. March 2026
Sport

Vllaznia kompleton krahun e majtë

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Vllaznia lëviz sërish në merkato, teksa këtë herë ka kompletuar krahun e majtë, duke firmosur me mbrojtësin 327-vjeçar Xhelil Asani.

Ky i fundit është një njohës i mirë i Superiores pasi ka qenë pjesë e Erzenit sezonin e kaluar, teksa më herët ka luajtur edhe me Bylisin.

Asani është shqiptar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut vjen me një CV të pasur, pasi ka luajtur më herët edhe me skuadra si Shkëndija e Tetovës, Rudar e Metalurg i Shkupit.

Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur kontratën me kuqeblutë dhe ka bërë edhe prezantimin zyrtar, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli.

Bashkë me kapitenin Esin Hakaj, Asani do të ketë detyrën për të kompletuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Teilen: