• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia-Partizani në RTSH, Abilaliaj: Të dalim nga “tuneli”, nuk e diskutojmë “Final 4”

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 16:30 në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2. Tekniku pranon se “demat” nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, por siguron se Partizani nuk e diskuton praninë në “Final 4”.

“Në Superligën shqiptare të gjitha ndeshjet janë të vështira, kanë historinë e vet, episodet e veta. Përballë kemi një ekip, i cili është në situatë komode, lufton për objektivat e veta, ka pasur qëndrueshmëri gjatë sezonit. Ne i dimë shumë mirë cilësitë tona, kudo që të luajmë dhe shkojmë, do shkojmë për të marrë maksimumin.

Final Four nuk e kemi diskutuar asnjëherë, nuk dua ta diskutoj, pavarësisht si rrodhën ngjarjet në një ndeshje teke në Elbasan. Jam tejmase i bindur duke pasur parasysh dhe mënyrën si punojnë këto djem, kualitetin që ka gjithsecili prej tyre. Është moment siç e kanë pasur të gjitha skuadrat e tjera, moment për t’u kaluar, moment që na bën edhe më të fortë duke qenë bashkë me njëri-tjetrin, për të kaluar këtë moment negativ”, ka thënë mes të tjerash Abilaliaj.

Next Post

Ekip, trajner dhe klub! Të gjitha fajet e krizës së Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.