Monday, 31. August 2026
Sport

Vllaznia prezanton afrimin e radhës, Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Vllaznia prezanton afrimin më të fundit në skuadër. Amin Tahiri vishet zyrtarisht kuqeblu.

Sulmuesi 21-vjeçar është formuar si futbollist në skuadrat e moshave të Vllaznisë dhe më pas është aktivizuar edhe Intali dhe Slloveni. Tahiri ka qenë edhe pjesë e Tiranës.

“Pas hapave të parë në futboll me Akademinë Vllaznia, Amin Tahiri rikthehet në shtëpi pas eksperiencave të vlefshme në akademinë e Torinos, për të vijuar në disa ekipe të tjera dhe së fundi në Slloveni. Një tjetër djalë i dalë nga Shkodra që vesh sërish fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubi shkodran.

Teilen: