Friday, 18. September 2026
Sport

Vllaznia-Teuta në RTSH, Borshi: Një moment i vështirë, duhet të dalim nga kjo situatë

GS 18/09/2026 2 Min. Lesezeit

Zëvendës-trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, ka folur në emisionin “Super Gol” në RTSH pas humbjes 2-0 përballë Teutës në kampionat. Tekniku pranon momentin e vështirë që po kalon skuadra, u kërkon falje tifozëve për rezultatet jo të mira dhe shpreson që kthesa të vijë sa më shpejt dhe se pushimi i kampionatit vjen në momentin e duhur.

“Është një moment shumë i vështirë për ne, duhet t’i kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit për paraqitjen tonë. Normal që dilet nga kjo situatë, duhet të gjejmë mënyrën sesi. Këto 3 javë pauze do të punojmë shumë, do të flasim. Është një moment i vështirë, janë bërë shumë gjëra bashkë, gjendja sa vjen edhe rëndohet.

Në mbrojtje jemi të brishtë, goditemi në momentin më të mirë. Është e vështirë edhe për djemtë, edhe psikologjikisht bëhet malore, vjet kishim 1-2 humbje në shtëpi dhe të gjitha fitore. Çfarë ka kaluar kaloi.

Duhet t’i finalizojmë minutat e mira. Pasi pësojmë gol bëhet shumë e vështirë. Ndikojnë shumë gjëra, bëhet më i vështirë reagimi. Po të kishim renditje tjetër do të kishte qenë ndryshe puna. Duhet të kalojmë ne në avantazh dhe t’i vendosim ekipet e tjera në presion. Marrim gol dhe është i vështirë reagimi”, ka thënë mes të tjerash Borshi.

Teilen: