Tuesday, 2. June 2026
Sport

Vllaznia vazhdon me rinovimet e titullarëve kryesorë, radha e portierit Leon Pohls

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Fillimisht u zyrtarizua dyshja Martini-Sinani, më pas klubi i Vllaznisë vazhdoi me rinovimet e titullarëve me peshë të sezonit të fundit. Ndryshe nga trajneri dhe drejtori sportiv, që e zgjatën kontratën për dy vjet, me lojtarët rinovimet janë njëvjeçare.

Pas Sherif Kallakut dhe Lirim Kastratit, sot ishte radha e portierit gjerman Leon Pohls të konfirmohej nga ana e klubit kuqeblu.

“Vazhdojmë edhe me Leon Pohls. KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se kemi rënë dakord me portierin Leon Pohls për të vazhduar bashkëpunimin tonë edhe për sezonin e ardhshëm”, – shkruhet në njoftimin e klubi shkodran me portierin që luajti titullar sezonin e fundit.

Shkodranët duket se duan të ruajnë bazën e skuadrës së sezonit që sapo përfundoi dhe pastaj të bëjnë ndonjë ndërhyrje në merkato për të pasur një Vllazni më të fortë.

Teilen: