• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Vlojnë” biletat në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri – Çeki, çmimet deri në 300 euro!

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në ditën e ndeshjes kualifikuese mes Kombëtares shqiptare dhe asaj çeke për Kampionatin Evropian 2024.

  

Shqipëria dhe Çekia do të përballen të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

E kjo sfidë sa vjen e afrohet më shumë, çmimet e biletave në “tregun e zi” po rriten vazhdimisht.

Në uebfaqen “merrjep” janë hedhur në treg biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki.

Çmimet e tyre kanë shkuar deri në 300 euro për një biletë, anise ato kanë kushtuar shumë më pak në uebfaqen e FSHF-së për bileta.

“Shiten bileta në mes të fushës për super ndeshjen Shqiperi – Çeki, vetëm persona serioz. 250 euro copa” – ka shkruar një person në këtë uebfaqe.

Përballja e të enjtes mbrëma është vendimtare për Shqipërinë e cila është lidere e Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.

Çekia ka tetë pikë në pozitën e dytë, njëjtë sikur Moldavia që është e treta në grup. Polonia është e katërta me gjashtë pikë, ndërkohë Ishujt Faroe pa gjasa kanë grumbulluar një pikë në vendin e fundit./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Zidane thyen heshtjen, flet për të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.