• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vlora, gati për “Final 8” të Ligës Unike

27/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë skuadra, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria do ta kërkojnë trofeun e Ligës Unike në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Turneu “Final 8” i Ligës Unike do të mbahet në qytetin e Vlorës, ndërsa starton sot dhe përfundon të dielën. Të gjitha ndeshjet, do të luhen në pallatin e sportit “Flamurtari” në Vlorë, ndërsa do të paraqiten katër skuadrat e para të Kosovës dhe Shqipërisë të stinorit të rregullt të edicionit të shkuar.

Sot dhe të enjten, do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, në të cilat do të përballen ekipet kosovare me ato shqiptare. Dueli i parë që do ta hap turneun “Final 8” të kësaj gare, është ai ndërmjet Trepçës dhe Kamza Basketit, ndeshje kjo që nis në orën 16:00. Trepça vlerësohet favorite përball Kamzës, duke pasur parasysh formën e treguar në kampionatin e Kosovës, ku është në seri prej 20-të fitoreve.

Ndërkohë, sot por prej orës 19:00 përballen Tirana Neptun me Golden Eagle Yllin. Edhe në këtë duel, Ylli i Suharekës vlerësohet favorit dhe është në seri prej gjashtë fitoreve rresht në Superligën e Kosovës. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve çerekfinale do të luajnë kundër njëri tjetrit në gjysmëfinale.

Dy përballjet tjera çerekfinale: Peja – Teuta dhe Besëlidhja – Sigal Prishtina, luhen të enjten prej orës 16:00 përkatësisht 19:00. Edhe në këto duele, skuadrat nga Kosova pritet të avancojnë në gjysmëfinale dhe të përballen me njëra tjetrën për një vend në finale.

Dy gjysmëfinalet janë në program të premten, ndërsa finalja e Ligës Unike do të luhet të dielën prej orës 19:00. Të dielën, por prej orës 16:00 do të luhet ndeshje për vendin e tretë.

Në dy edicionet e mëparshme të Ligës Unike që janë mbajtur, skuadrat nga Kosova i kanë fituar të gjithë trofetë deri më tani. Ylli dhe Peja kanë nga një trofe të Ligës Unike, ndërkohë Superkupën e kësaj gare e kanë fituar Ylli e Trepça.

Next Post

Nga Junajtid te Siti, ja kush i ka tifozët më të dhunshëm në Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.