Mërgim Vojvoda thekson se nëse Kosova nuk do të kishte gabuar ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë, tashmë mund të ishte duke diskutuar kualifikimin për në EURO 2024.
Duke folur për emisionin “Dadranët” në SuperSport/Digitalb, në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, mesfushori theksoi se ekipi duhet të mësojë nga gabimet e bëra, të marrë eksperiencë dhe në ardhmen të synojnë më shumë.
Jashtë Europianit: “Jemi të dëshpëruar, pasi me cilësitë e grupin që kemi mund të ishim kualifikuar, por tashmë s’kemi çfarë të bëjmë”.
Gabimet: “Kemi gabuar në disa momente, me Andorrën këtu apo edhe me Bjellorusinë duhet të kishim marrë pikët e plota, megjithatë ka të bëjë edhe eksperienca. Tani duhet të nxjerrim mësime për të ardhmen.”
Roli yt në ekip: “Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin, të gjithë duhet të sakrifikojmë dhe të ndihmojmë ekipin.”
Çfarë synohet ndaj Bjellorusisë? “Edhe në miqësore ne kërkojmë fitoren na duhet fitorja dhe atë synojmë dhe sot shpresoj të fitojmë”.