Wednesday, 25. March 2026
Sport

Vojvoda në formacionin e xhiros në Serie A

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mërgim Vojvoda ka zënë vend në 11-shen më të mirë të xhiros së fundit në kampionatin italian.

Reprezentuesi i Kosovës, është përfshirë në formacionin e javës nga “Calciomercato” pas paraqitjes së jashtëzakonshme që e pati në fitoren e Comos në udhëtim kundër Juventusit.

Como triumfoi 2:0 në Torino, ndërsa Vojvoda shënoi golin e epërsisë dhe ishte ndër më të dalluarit në fushë, ku u vlerësua me notën 7 dhe u zgjodh edhe lojtar i ndeshjes.

Në fakt, Vojvoda ka shkëlqyer te Como në ndeshjet e fundit, ndërsa në 23 paraqitje në Serie A, 31-vjeçari ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Ai para një viti u transferua te Como nga Torino dhe me ekipin e drejtuar nga trajneri Cesc Fabregas, Vojvoda ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Aktualisht, Como renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 45 pikë të grumbulluara.

Teilen: