• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vojvoda: Zvicra i takon të kaluarës, fokusi te Suedia

07/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka thënë se Kombëtarja e Kosovës ka fokusin te ndeshja me Suedinë, të cilin synon ta fitojë edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Suedinë, Vojvoda tha se janë bërë gati për duelin me Suedinë, kundërshtar që tashmë e kanë analizuar.

Kosova e nisi ciklin eliminator për Botërorin 2026 me humbje të thellë në Basel, ku u mposht nga Zvicra me shifrat 4:0.

Të hënën, në Prishtinë, Kosova e pret Suedinë në kuadër të Grupit B kualifikues.

“Nesër do të jet ënjë ndeshje tjetër dhe do të futemi për fitore. Disfata në Zvicër është e kaluar, kemi humbur tri pikë dhe tash kemi ndeshjen tjetër me Suedinë, ku e kemi analizuar lojën dhe në përballjen me Suedinë futemi për rezultat pozitiv”, është shprehur Vojvoda.

Vojvoda ka vlerësuar gjithë ekipin e Suedisë, jo vetëm dyshen sulmuesi Viktor Gyokeres e Alexander Isak.

“Te Suedia nuk janë vetëm dy lojtarë, sulmuesit por një ekip shumë i fortë që ka përvojë të madhe me pjesëmarrje në Botëror e Evropian dhe nuk do të jetë lehtë. Është një skuadër tejet cilësore por jemi të motivuar për fitore”, shtoi Vojvoda.

Pavarësisht, humbjes nga Zvicra, Vojvoda insiston se pikët e humbura në Basel mund të rikuperohen.

“E kemi nisur me humbje kualifikimet, kemi humb tri pikë jo 6 apo 10, kemi mundësi të rikuperojmë ato pikë në ndeshjet tjera”, ka thënë Vojvoda.

Kosovës në duelin ndaj Suedisë, i mungon kapiteni Amir Rrahmani për shkak të lëndimit.

Next Post

Formula 1, Verstappen pa rivalë në Monza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.