• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vokrri, Xhevdet e Fadil Muriqi, Shala, Gjukiq e Batroviq, shemben Dinamon e Zagrebit! Ja formacionet e 4 ndeshjeve

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina ka qenë më suksesshme se Dinamo e Zagrebit në 10 ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1983 – 1988).

Gjenerata e artë e Prishtinës 4 herë e ka mposhtur Dinamon, tre herë ka luajtur baras dhe tre herë ka pësuar humbje.

Bile më 4 tetor të vitit 1987 fitoi me 2:1 në Maksimir falë golave të Vlladisllav Gjukiqit dhe Zoran Batroviqit.

I shkaktoi humbje lideri të asaj kohe në kampionatin ish jugosllav.  

Ndeshjen e parë me Dinamon e zhvilluan me 31 gusht të vitit 1983, para 35 mijë shikuesve në Prishtinë dhe e mundën me rezultat 3:2 duke iu falënderuar dy golave të Fadil Vokrrit dhe një të Fadil Muriqit.   

Më 2 shtator të vitit 1984, Prishtina shemb Dinamon me golat e Xhevdet Muriqit, që çoi në këmbë një ish Jugosllavi. 

Më 24 maj të vitit 1987, Kujtim Shala dhe Vlladisllav Gjukiq shënuan dhe i dhanë një goditje të rëndë Dinamos, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0,.

Ja formacionet e katër ndeshjeve që Prishtina doli triumfuese! 

Më 31 gusht, 1983 – java e 4-të
Prishtina – Dinamo 3:2

Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Ilijev (Shkup), J. Beshklin ()Kikina), B. Sinovqiq (Split),
Shënues: F. Muriqi (25′), Vokrri (72′ e 82′) – Bogdan (15′) e Ringov (88′).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Faton Domi, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova (Ramiz Krasniqi), Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviq,
Dianamo: Vllak, Braçun, Z. Cvetkoviq, Haxhiq, Zajec, Bogdan, Boshnjak, Cerin, Kranjçar, Mlinariq dhe Ringov.

Më 2 shtator, 1984 – java e 3-të

Prishtina – Dinamo 2:0
Stadiumi i Prishtinës
shikues: 30.000.
Gjyqtarë:  S. Joviq (Kavadar), M. Vllajiq (Beograd), V. Llackoviq (Maribor).
Shënues: Xhevdet Muriqi (19′ e 51′).
Prishtina: Neshet Zhaveli, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Rifat Mehinoviq, Favzi Rama, Kujtim Shala (Sahit Kelmendi), Xhevdet Muriqi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Dinao: Stojiq, Xheko, Z. Cvetkoviq, Munjakoviq, Llulliq, Bogdan, Juriç (Spajiq), Arsllanoviq), I. Cvetkoviq, Petroviq dhe B. Cvetkoviq. 

Më 24 maj 1987 – java e 31-të
Prishtina – Dinamo 2:0 – java e 26-të

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtarë: D. Çoliq (Beograd), M. Çoliq (Sarajeva), Bandalevski (Shkup).
Shënues: Gjukiq (35′) e Shala (56′).
Prishtina: Darko Bjellojeviq, Xhevdet Muriqi, Nebojsha Pekoviq, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviq, Mensur Nexhipi  (Faton Domi), Abdyl Bellopoja, Vlladisllav Gjukiq (Goran Popuvac), Fadil. Muriqi dhe Kujtim Shala.
Dinamo: Stojiq, Vujoviq, Matiq, Arsllanoviq, Cvetkoviq, Lesjak, Besek (Stamboliq), Munjakoviq, Cvijetkoviq, Mlinariq  dhe Bogdanoviq. 

Më 4 tetor, 1987 – java e 9-të
Dinamo-Prishtina    1:2

Stadiumi “Maksimir” në Zagreb.
Shikues 25.000.
Gjyqtarë: S. Radoviq (Beograd), B. Banjiq (Tivar), M. Pullin (Osjek).
Shënues: Cvjetkoviq (63) – Gjukiq (44′), Batroviq (56’).
Dinamo: Ibrahimoviqi, Cupan, Vujoviq (Vukoviq), Kasallo, Llulliq, Matiq, Besek, Munjakoviq, Cvjetkoviq, Mlinariq dhe Bogdanoviq.
Prishtina: Zoran Lemajiq, Xhevdet Muriqi, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sllavenko Kuzeleviq, Muhamed Kolenoviq, Zoran Batroviq (Nazmi Rama), Mensur Nexhipi, Vlladisllav Gjukiq, Abdyl Bellopoja (Sahit Kelmendi) dhe Kujtim Shala.

Next Post

Mehdi Taremi në janar pritet të shkojë tek gjiganti italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.