Italia fiton Ligën e Kombeve në volejboll për femra, falë suksesit 3-1 (22-25, 25-18, 25-22, 25-22) në finalen e madhe kundër Brazilit.
Ky ishte titulli i dytë radhazi për vajzat e trajnerit Velaskos, që konfirmuan edhe një herë momentin e shkëlqyer që po kalojnë. Kombëtarja italiane e volejbollit të vajzave ka 29 fitore radhazi në të gjitha ndeshjet zyrtare.
Kjo është medalja e tretë e artë për Italinë, që ka fituar 3 nga 4 edicionet e fundit të Nations League në volejboll për vajza.