Wednesday, 13. May 2026
Sport

Volejboll femra, Paris 2024: SHBA- Itali finalja për medaljen e artë

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Është përcaktuar çifti finalist në volejbollin e femrave në Lojërat Olimpike, Paris 2024. SHBA– Itali do të jetë finalja e madhe, që do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të fitojë medaljen e artë në kryeqytetin francez.

Kampionet olimpike në fuqi, vajzat amerikane kanë mposhtur në gjysmëfinale Brazilin me rezultatin 3-2. Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Italia ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Turqinë.

Finalja e volejbollit të femrave SHBA- Itali do të zhvillohet në 11 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin  Shqiptar.

Teilen: