Thursday, 20. August 2026
Sport

​Volejboll/ Kosova debuton sot ndaj Greqisë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj sot do të zbresë në parket për një përballje historike në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

“Dardanët” do të përballen me Greqinë në ndeshjen e parë të tyre në këtë garë, në një sfidë që zhvillohet në palestrën “PalaMazzola” në Taranto.

Kosova bën pjesë në grupin e meshkujve së bashku me Greqinë, ndërsa kjo përballje pritet të jetë një tjetër mundësi për volejbollistët kosovarë që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Dardanët” synojnë ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht dhe të luftojnë për çdo pikë në parketin e Tarantos.

Ndeshja Kosovë – Greqi do të fillojë sot nga ora 12:00.

Teilen: